menu

Gjiko dhe Melinda bashkë për “bakllavanë” e rradhës


Ora: 11:37 Datë: 08/09/2020

Kemi parë shumë këngë dedikuar “Benzit” por Gjiko dhe Melinda janë tjetër nivel, pasi dyshja ka ardhur me një këngë dedikuar “X5“.

Gjiko, i cili tashmë njihet për disa hite muzikore, ka bashkuar fuqitë me Melindën, një tjetër emër i njohur në muzikë, dhe kanë sjellë një ndër këngët mjaft të komentuara së fundmi, e cila pse jo mund të quhet “bakllavaja” e radhës.

Por përvec se është dëgjuar pafund, kjo këngë u shndërruar një “mollë sherri” mes Melindës dhe Gjikos dhe shkak për këtë është bërë shprehja “Pretty Motherf*cker”, një frazë kjo e përdorur nga Getinjo për që nuk mungoi edhe në tekstin e “X5”.

Pas publikimit të këngës, Getinjo reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Pretty Motherf*cker Klein ka vetëm mbathjet zemër” por më vonë ky postim është fshirë me pretendimin se gjithcka ka qënë një keqkuptim.

Melinda ka bërë një postim në profilin e saj, duke sqaruar se këngë nuk është “diss” ndaj askujt dhe se gjërat nuk duhet keqkuptuar.

Pas gjithë kësaj zhurme, një gjë është fakt, që kënga është sugjeruar mjaftueshëm, duke u futur që në javën e parë të publikimit, në klasifikimin e “Top Awards”.