menu

Flori dhe Ghetto shënojnë sërish!


Ora: 15:12 Datë: 24/12/2018

Rreth 7 muaj më parë, dyshja e talentuar Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesi bashkuan fuqitë për “Dashni me raki”, e cila u shndërrua në një prej hiteve të kësaj verë. Madje, kjo këngë, e cila është renditur disa herë në zonën e nxehtë të klasifikimit, ishte pjesë e 10 këngëve më të bukura të “The Top List” për vitin 2018-të.

Pas këtij suksesi, dy artistët kanë goditur në shenjë sërish për një tjetër projekt por kësaj radhe atyre iu është bashkuar edhe Bruno. “Mori” mban titullin prurja më e re e treshes, e cila që në momentet e para të publikimit, është pritur me komente të shumta pozitive. Duket se treshja ka bërë zgjedhjen e duhur për ta mbyllur vitin 2018-të, duke publikuar një këngë që menjëherë ka zënë vendin e parë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Sa i përket muzikës, ajo është realizuar nga Flori ndërsa teksti po ashtu nga Flori dhe Getoari. Edhe pse në një intervistë të dhënë së fundmi, Flori sqaroi se këngët e tij nuk i dedikoheshin ndonjë personi të veçantë, komentet nëpër rrjetet sociale ende vazhdojnë të aludojnë se kjo është një tjetër këngë që i dedikohet “Asaj”. Madje një prej komentuesve në rrjetet sociale shkruan: “Boll i dedikove këngë asaj”.

Pavarësisht se kujt ia dedikon Flori tekstet e muzikës së tij, një gjë është e sigurt, ai di gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes dhe të kënaqë publikun me prodhimet e tij muzikore.