Fero dukej sikur ende nuk po e gjente veten që pas shkëputjes së tij nga shtëpia diskografike “On Records” por reperi është rikthyer në muzikë dhe duket se kësaj radhe më fuqishqm se kurrë.

Pas hyrjes në listë me “Qysh Tek”, bashkëpunimi i tij me Shaolin Gang, publiku ka vendosur që një tjetër publikim i Feros t’i shtohet klasifikimit.

“Money” është projekti më i ri i Feros, i cili kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me Morena Taraku, një emër i njohur në muzikën shqiptare.

Sugjerimet nga ana e publikur e kanë bërë këtë këngë menjëherë pjesë të klasifikimit të “Top Awards”, duke e pozicionuar në vendin 52-të.

Sa i përket “Qysh Tek”, ajo ka marrë mjaft vota këtë javë, duke u ngjitur me 53 pozicione dhe duke u renditur kështu në vendin e 44-t.