Pas një periudhe të keqe në jetën e saj personale, permës një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja e dashur e publikut shqiptar sqaroi se ka kaluar një periudhe tepër të vështirë por ajo mbylli postimin e saj duke shkruar se do të vazhdojë atë për të cilën publiku i ka dhuruar shumë dashuri për më shumë se 10 vjet, pikërisht për muzikën e saj.
“E lindur për të kënduar në gjuhën shqipe“, këto janë disa prej komenteve që shkruhen në rrjetet sociale për Elvana Gjatën dhe artistja është rikthyer më shqip se kurrë me “Tavolinen e merzise”.
Për këtë projekt muzikor, Elvana ka bashkëpunuar me dy legjendat e Kosovës, siç vetë Elvana shprehet, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.
“Faleminderit që hyrët në shpirtin tim dhe thurët këtë muzikë me këto vargje. Nuk mund të rri pa e thënë që më bën pafund të lumtur që kjo këngë ju prek zemrën, njësoj si mua“, shkruan Elvana në një postim në Instagram.
Elvana di gjithmonë si të rikthehet fuqishëm, siç bëri me albumin “3”, ashtu ka bërë edhe me këtë këngë, e cila duket se përshkruan gjendjen shpirtërore të Elvanës.
Rikthimi i Elvanës u përqafua shumë edhe nga kolegët e saj, të cilët u munduan t’i qëndronin pranë artistes në momentet e saj të vështira.
Pavarësisht zhurmës që u krijua, një gjë është e sigurt, Elvana Gjata gjithmonë rrëmben vëmendjen e publikut me projektet e saj muzikore, ashtu sikurse ka bërë edhe me “Tavolina e merzise”, e cila është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 6-të.