DAVID ka arritur të bëhet pjesë e “The Top List” për herë të parë falë projektit “Bomb”, i cili i rezistoi për disa javë klasifikimit. Duket se këngëtari ka lënë një shije mjaft të mirë tek publiku dhe këtë e tregon më së miri hyrja e projektit më të ri në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptar.

“Sierra” mban titullin kënga më e re e DAVID, e cila është futur në “The Top List” që në javën e parë të publikimit, duke u pozicionuar në vendin e 100-të.

I kontaktuar nga “Top Awards”, këngëtari ka treguar se çdo të thotë për atë, të jetë në klasifikim që në javën e parë të publikimit të këngës më të re, duke thënë:

Nuk është se nuk e kam pritur suksesin e kësaj kënge dhe hyrjen në “The Top List” por jo që në javën e parë të publikimit. Ky fakt më lumturon shumë dhe për mua është një gjë e madhe dhe mund të them që muzika ime po pëlqehet dhe po vlerësohet çdo ditë e më shumë“.

Sa i përket publikimit më të ri, artisti ka treguar se “Sierra” është emri i një vajze dhe kënga e mori këtë titull krejt spontanisht. Kënga është shumë melankolike dhe sensitive, flet për dashurinë mes dy personave, për një dashuri të humbur, ku në fund mund të thuhet që askush nuk është fajtor.

Për muzikën, David ka bashkëpunuaar me Darko Dimitrov dhe Armend Rexhepagiqi ndërsa sa i përket tekstit, ai është punuar nga Aida Baraku.

Nuk mund të them më shumë, vetëm se jam shumë i lumtur që bashkëpunova me treshen legjendare“, shprehet këngëtari i talentuar.

https://www.youtube.com/watch?v=HfMmuP6ODBM