Rreth 7 muaj më parë, Dafina Zeqiri bëri debutimin e saj në industrinë muzikore në botë me projektin muzikor të titulluar “Four Season”.

Kjo prurje e këngëtares, e cila është zhvendosur përundimisht në Amerikë, është pritur mjaft mirë nga publiku i huaj dhe ai shqiptar. “Four Season” ka qënë një ndër këngët që ka qëndruar për 22 javë në klasifikimin e “The Top List”.

Pas këtij suksesi, pas shumë paralajmërimesh, Dafina ka publikuar projektin e saj të ri muzikor të titulluar “Told Ya”. Duke i qëndruar besnike zhanrit të saj muzikor “Old RnB”, Dafina është artistja që kryeson për këtë javë klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Falë sugjerimeve të publikut, prurja e re e këngëtares, jo vetëm është bërë pjesë e listës por ajo ka mundur të vendoset në krye të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare që në javën e parë të publikimit.

Kjo javë ka ardhur më një lum ndryshimesh sa i përket pozicionimit të këngëve dhe hyrjeve të reja. “Poppa Bottle” e Adriano x Toquel dhe “E nxone hapin” e Dren Gashit, janë dy këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione, përkatësisht me 46 dhe 43, duke u renditur në vendin e dytë dhe të tretë.

Ndërsa sa i përket hyrjeve të reja, 6 të tilla i janë shtuar klasifikimit, duke lënë jashtë disa prej këngëve që për një kohë të gjatë qëndronin në listë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 95:

  1. Dafina – Told Ya
  2. Adriano x Toquel – Poppa Bottle
  3. Dren Gashi – E nxone hapin
  4. Dj Olti ft. Alban Skenderaj & Lyrical Son – ’93
  5. Era Istrefi ft. French Montana – No I Love Yous
  6. Butrint Imeri – Bella
  7. Flori Mumajesi ft. Bruno, Klajdi, Dj Vicky – Karma
  8. Butrint Imeri – Vec per mu
  9. Ardian Bujupi X Capital T – Andiamo
  10. Jon Tarifa – Stop For a Minute
  11. Butrint Imeri – Mona Lisa
  12. Ledri Vula – U harrum
  13. Alban Skenderaj – Nuk je vetem
  14. Mixey ft. Capital T – Hatixhe
  15. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  16. Gjiko ft. Nora Istrefi – Gabime
  17. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  18. Mimoza H – Well of Melodies
  19. Alban Skenderaj – Dikur
  20. Stresi ft. Anxhelo Koci – Me fal 2
  21. Capital T – Pse po ma lun lojen
  22. Majk – Stila
  23. Vesa Smolica – Asnjo si une
  24. Irkenc Hyka ft. Xhensila Myrtezaj – Si te jem mire
  25. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
  26. Granit Derguti & Mixey ft. Xhensila – Lova
  27. HCUE ft. Kida – Don’t say no more
  28. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  29. Elvana Gjata – Forever is Over
  30. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  31. Onat ft. Majk – Le t’xhelozojn
  32. Dhurata Dora – Bubble
  33. Majk – Kcen
  34. Samanta – Zemren Maje
  35. Lyrical Son & Mc Kresha – Hey Girl
  36. Buta x Ledri – Mbi Re
  37. Elvana Gjata ft. Capital T & 2p02 – Lejla
  38. Kida –Anderr
  39. Ronela Hajati ft. Lyrical Son – Sonte
  40. Dj Dags& PM ft. Yll Limani – Besom
  41. Cozman – Ni nat
  42. Babastars – High 4 Real
  43. Lauresha – Nalu Pak
  44. Luana Vjollca – Benzina
  45. Kelly – One night stand
  46. Capital T ft. Lyrical Son &Vig Poppa – Pa censure
  47. Alban Ramosaj – Bitchi  mesnates
  48. 5Ponca & Shpat Deda – M’tha t’thashe
  49. Beatrix Ramosaj – Pa ndjenje
  50. Minatori – Krejt Njejt