Dafina Zeqiri është një tjetër artiste shqiptare, e cila vendosi që karrierën e saj muzikore ta zhvillojë edhe jashtë kufijve shqiptarë, duke zgjedhur pikërisht Amerikën.

E lindur në Suedi, Dafina u kthye në Kosovë, ku nisi karrierën e saj si një këngëtare profesioniste por ishte pikërisht viti 2017-të, kur artistja vendosi ta vazhdojë karrierën e saj në Amerikë.

“For Season” ishte këngë debutuese në tregun ndërkombëtar, e punuar në një studio në Miami, një këngë me një tekst për katër stinët ashtu si edhe emocionet dhe ndjenjat tona ndryshojnë bashkë me katër stinët.

Ndërkohë që shumë fansa e mbështetën këngën debutuese të artistes, në klipin e së cilës u shfaq edhe French Montana, pati dhe nga ata komentues që shpreheshin se Dafina duhej t’i kthehej stilit të saj dhe muzikës shqiptare.

Më në fund jam në gjendje të krijoj muzikën që unë gjithmonë kam dashur të bëj“, u shpreh këngëtarja në një intervistë të dhënë në atë kohë.

“Told Ya” ishtë projekti i radhës i Dafinës, i publikuar rreth 7 muaj pas projektit debutues. Duke i qëndruar besnike zhanrit të saj muzikor “Old RnB”, artisja kryesoi klasifikimin zyrtar të “Top Awards”, duke u shpallur kënga më e pëlqyer e publikut. Madje në atë kohë u përfol se kjo këngë ishte shkruar për të gjithë ata që nuk besonin në talentin dhe suksesin e Dafinës.

Ndërkohë që vazhdonte të punonte për tregun botëror, Dafina i kishte munguar tregut me një këngë në gjuhën shqipe por këngëtarja vendosi që të rikthehej me muzikën e saj në tregun muzikor shqiptar në dhjetor me këngën “Ti e din”.

Verën e vitit të kaluar artistja u rikthye me koncertet e saj në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë sezonit veror ajo publikoi tre projekte muzikore, duke i dhuruar fansave të saj shqiptar muzikën që atyre iu kishte munguar kaq shumë. “Fuego”, “Kalon” dhe “Kurrgjo nuk kallxojna” janë këngët e publikuara nga Dafina, të cilat janë pritur mjaft mirë dhe janë votuar për të qënë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptar.

Dafina ka vazhduar të jetë mjaft aktive në tregun muzikor shqiptar, me projekte të njëpasnjëshme. Vetëm një javë më parë, ajo ka publikuar “ROFE”, një këngë që është futur menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”.

Por çfarë po ndodhë me karrierën e saj në Amerikë?

Fakti që këngëtarja është kaq aktive në trojet shqiptare, lë të nënkuptohet se ajo e ka lënë pas dore karrierën e saj në Amerikë, duke vërtetuar më së miri proverbën e vjetër popullore: “Guri i rëndë peshon në vend të vet”. Artistja është kthyer për të vazhduar rrugën aty ku e ka lënë.