menu

Inis Neziri

#Bio

Inis është vetëm 18-vjeç por me një talent të veçantë në muzikë. Ajo ka nisur të këndojë që në moshë të vogël por u bë e njohur për publikun shqiptar në moshën 12-vjeçare, falë pjesëmarrjes në spektaklin “Gjeniu i Vogël”, në të cilin u shpall fituese e çmimit të parë. Pas këtij suksesi, në moshën 16-vjeçari, Inis merr pjesë në Festivalin e RTSH-së, ku shpallet fituese e çmimit të tretë me këngën, “Piedestal”.

Por suksesi i saj nuk është vetëm brenda kufijve shqiptar por dhe jashtë saj pasi në gushtin e vitit të kaluar, ajo ka fituar çmimin e dytë në Festivalin Internacional “Tra la la” në Maqedoni. Një tjetër sukses jashtë kufijve shqiptar, është edhe çmimi i fituar në Rumani në Festivalin Ndërkombëtar “Cerbul de Aur”, ku rrëmbeu çmimin e madh “Dreri i Arte”. Duket se Rumania ka një pëlqim të madh për 18-vjeçaren pasi Inis ka qënë e ftuar speciale në selektimin “Nacional Eurovision 2019”.

Edhe pse ka publikuar disa projekte muzikore, duke u shpallur dhe fituese e çmimeve, si ai i “Best Duet” në Këngën Magjike, Inis ka publikuar projektin e saj të parë të shoqëruar me një videoklip, i cili nuk është pjesë e ndonjë festivali. Me një zë potent, artistjka më e re e tregut muzikor shqiptar është e vendosur që ëndrrën e saj ta vazhdojë më tej, duke punuar në mënyrë profesionale, duke mos prodhuar muzikë komerciale, pavarësisht se publiku e preferon më shumë