menu

Genc Prelvukaj

#Bio

Genc Prelvukaj me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik në degën e Gjuhës Shqipe dhe po ashtu ai ka mbaruar edhe studimet në Kolegjin Universtar Fama, në degën “Shkenca Politike” dhe ka vijuar trajnime për specializime të mëtejshme.

Përveç angazhimit të tij të sotëm si këshilltar politik, në mënyre aktive ka qenë pjesë e industrisë së muzikës duke specifikuar dy drejtimet e saj: interpretimin dhe krijimin/prodhimin e veprave për një numër të madh artistësh në skenën muzikore në vend dhe jashtë saj. Genc Prelvukaj është edhe kompozitori i grupit Etno Engjujt apo Etnon. Ai merret me kompozimet dhe orkestrimet e tyre si dhe me krijimin e teksteve për grupin. Ai është i njohur për bashkëpunimet me këngtarë të njohur shqiptare si: Mad Lion, Don Arbas, Lyrical Son, Tingulli 3nt, Arta Bajrami, Mirsa Kerceli, Dafina Zeqirin Dafina Rexhepin, Hekuran Krasniqi, Lil Samë e shumë këngtarë të rrymave të ndryshme që disa prej tyre edhe i ka nxjerrë në treg që sot janë këngtarë të njohur. Ai është edhe producent i shumë albumeve dhe është udhëheqës i Produksionit dhe studios GRAMAFON Etertainment. Kenget e tij jane bere Hite dhe kane fituar shume çmime. Nder to eshte ajo ne festivalin “Mikrofoni i Arte”, ku mori cmimin “Tendenca 2003” me kengen “Ende”. Me nje cmin tjeter (cmimin e dyte) ne te njejtin festival u nderua ne vitin 2002 me kengen “Vera” me Arta Bajramin. Genc Prelvukaj radhitet nder emrat me te suksesshme te muzikes Rep dhe Hip Hop, si ne Kosove, gjithashtu edhe ne trevat tjera ku flitet dhe degjohet muzika shqipe. Genc Prelvukaj jeton në Prishtinë dhe është angazhuar shume edhe ne politike.