# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dea Strica

Dea Strica ka lindur në qytetin e Shkodrës por është rritur në ishullin mediteran të Maltës, ku dhe ka ndjekur mësimet e para të kantos.

Ajo ka dy diploma në matematikë por rrugëtimi i saj në botën e muzikës filloi në vitin 2014-të kryesisht si tekstshkruese dhe në vitin 2017-të, ajo publikoi projektin e saj të parë si kantautore, këngën e titulluar “You Got Me”, një bashkëpunim më një producent amerikan. Kënga pati sukses dhe u transmetua edhe në radiot amerikane por me pas u zgjodh dhe si kolone zanore e filmit amerikan të titulluar “An Evil Tale”, i publikuar në vitin 2018-të.

Ky ishte vetëm fillimi i bashkëpunimeve të saj me artistë ndërkombëtarë, pasi në vitin 2019-të, ajo bashkëpunon me producentin amerikan Topher Blanck dhe publikon këngën e saj të dytë si kantautore, të titulluar “Let me Be”.

Në Shkurt të vitit 2020-të, ajo bashkëpunon me një ndër producentët më të njohur afrikan nga Ghana, KizzyBeat, me të cilin publikon mini-albumin e saj të parë të titulluar “Summer Fling”, një EP me tre këngë të rrymes “afrobeat”.

Më pas, në Mars të vitit 2020-të, ajo bashkëpunon me Boze, producentin dhe rapperin amerikan nga Atlanta dhe së bashku publikojne klipin e këngës “Dark”.

Në Qershor të këtij viti, Dea vjen në një duet me Eltina Minarollin dhe së bashku publikojnë klipin e këngës “Zjarro”. Që prej atij momenti, Dea dhe Eltina kanë bashkëpunuar në disa projekte të tjera muzikore, ndër të cilat mund të përmendim këngët “Away”, “Ai”, “Me ke tash”, “I’m leaving you” dhe me pas publikojne videoklipin e këngës “Free”. Kënga e saj e fundit “solo” titullohet “You’re Gone”.

NEWS

Dea Strica: "Muzika që bën Shpati dhe artistë si ai nuk është për të gjithë..."

Shpat Deda solli koncertin e tij autorial ‘Udhëtim në fjalë e tinguj’ më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Një repertor i pasur dhe performancë që do të mbahen mend gjatë. E ftuar në koncertin e artistit ishte dhe këngëtarja Dea Strica, e cila dha mendimin e...

Dea Strica vjen me një premtim për të gjithë publikun!

E ftuar në studion e “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë një artiste shumë e talentuar si Dea Strica. Prej pak kohësh ajo ka bërë një pauzë nga projektet e reja muzikore, por duket se ky vit premton shumë për artisten. Ndërkohë ajo ka jetuar mes Shqipërisë, Maltës dhe...

Ja ngjitjet më të bujshme të javës...

Klasifikimi i “Top Awards” vijon të sjellë ndryshime nga java në javë, pavarësisht se për tre javë rresht kreu mbetet i njëjtë. Capital T nuk është mposhtur as edhe këtë javë pasi falë mbështetjes së publikut, “Diego” mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ndërkohë...

Eltina Minarolli: Me Dea Stricën kemi gjetur shumë grimca të përbashkëta

Periudha e pandemisë na ka sjellë mjaft projekte të bukura dhe një ndër to është padiskutim “Free”, një bashkëpunim mes Dea Strica dhe Eltina Minarolli. Dy artistet, të cilat kanë vite që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, kanë vendosur të vijnë me një mesazh mjaft të rëndësishëm në prurjen e tyre të...