# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Argjentina Ramosaj

Agjentina Ramosaj ka lindur më 21 Maj 1990 në Gjakovë me origjinë nga Deçani. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë, për shkak të luftës në Kosovë, ajo ishte 1-vjeçe kur familja e saj emigroi në Holandë. Ajo përfundoi shkollën fillore dhe të mesme me sukses dhe më pas studioi në universitet për Art dhe Dizianj Grafik.

Për Argjentina interes në muzikë ka qenë gjithmonë aty, duke u rrethuar nga muzikantët në familjen e saj. Por ajo më në fund nxori debutimin e saj muzikor në shkurtin e vitit 2010 me projektin muzikor të titulluar “Shpirt I Mbytur”.

Përveçse ka talent në muzikë, Argjentina ka si dashurinë e saj të parë fotomodelimin.

NEWS

Tre hyrje të reja në "Top 10"

Edhe pse gjendemi ende në një periudhe të pasigurt sa i përket ecurisë së muzikës për shkak të pandemisë, artistët nuk janë ndalur  së prodhuari muzikë por kanë vijuar të punojnë për të qënë sa më pranë publikut. Klasifikimi i kësaj jave është konsideruar mjaft surprizues dhe shkak për këtë...

Argjentina del me Vig Poppa-n por hyn me Seven

Viti 2018 ka nisur mjaft mirë për këngëtaren e njohur Argjentina Ramosaj, e cila ka publikuar tre projekte muzikore brenda një periudhe shumë të shkurtër. Me dy bashkëpunime dhe një këngë “solo”, Argjentina ka mundur të jetë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare....

Hyrje e re, Seven ndërron emër dhe hyn në vendin e 76-të

Seven Saraqi ka ardhur me një projekt të ri muzikor, i cili menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Këngëtari 25-vjeçar, i cili jeton në Amerikë, madje ka ndryshuar edhe emër. Ndërkohë që më parë e njihnim me emrin e artit si 7 Saraqi, tashmë ai njihet thjesht Seven. Për...

Argjentina Ramosaj hyn në klasifikim me një tjetër këngë të re, një javë pas bashkëpunimit me Vig Poppa

Argjentina Ramosaj kishte shumë kohë që i mungonte klasifikimit të “The Top List” por këngëtarja është rikthyer fuqishëm, jo vetëm me një por me dy projekte muzikore. Vetëm një javë më parë, Argjentina publikoi bashkëpunimin e saj me Vig Poppa, i cili u bë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100...

Zbuloni "Hush" projektin më të ri të Argjentina Ramosaj

Këngëtarja me origjinë nga Kosova qëlloi në shenjë kur publikoi në mars të vitit të kaluar, projektin e saj “Pse”. Pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga muzika, kjo këngë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe është pjesë e “The Top List” prej 29 javësh. Argjentina rikthehet sërish me një...

Argjentina Ramosaj ngjitet me 6 pozicione

Ajo u rikthye në tregun muzikor pas një pauze prej disa vitesh por rikthimi i Argjentina Ramosaj është pritur mjaft mirë nga fansat e artistes, duke vërtetuar se atyre iu kishte munguar muzika e saj. E publikuar që në fillim të muajit mars, “Pse” prej 7 javësh ka mundur t’i...

Argjentina Ramosaj, hyrja më e re e "The Top List"

Pas një pauze të gjatë në muzikë, prej disa vitesh, Argjentina Ramosaj është rikthyer me një projekt të ri muzikor. Ndërkohë që këngëtarja gjatë kësaj periudhe, i është dedikur jetës së saj familjare, fansat vazhdimisht kanë qënë në pritje të diçkaje të re nga ajo. Dhe momenti i shumëpritur erdhi!...