Arilena Ara ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar”Aligator” dhe menjëherë është bërë pjesë e klasifikimit në “The Top List”. Arilena ka ardhur me një frymë tejet ‘wild’ dhe rebele, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, nëpër festivale apo videoklipe baladash teksa i këndon dashurisë.

Në “Aligator” ajo i këndon pasionit dhe zjarrit, të njëjtat fjalë që përdor në tekst. Duhet thënë se kjo frymë e re që Arilena përçoi në projektin e saj të ri, është ajo që donim të shihnim prej kohësh nga këngëtarja. Videoklipi është i thjeshtë, me vetëm një skenë ku Arilena shihet teksa kërcen me balerinët e tjerë rreth saj, por ne mendojmë se kjo është ajo që i jep veçanti nga projektet e tjera që ndodh të shohim rëndomë.

Nga njëra anë, Arilena na solli paksa ndërmend Besa Kokëdhimën dhe albumin e saj të parë. Ndoshta është për shkak të grindës që ajo përçoi apo diçka tek zëri i saj na tigëlloi shumë familjare. Ose ndoshta stili i tyre erdhi në një nghashmëri në këtë projekt të ri muzikor.

Arilena Ara ja ka dalë edhe pse një hyrje e re, që të vendoset në Top 5 të klasifikimit, duke u renditur këshru në vend të 5-të për këtë javë.