Ashtu si tashmë e kemi mësuar, së shpejti në ekranin e Top Channel do të kemi mundësi të ndjekim emisionin më të ri, “A Live Night”. Një prodhim origjinal i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards.

Këtë muaj nis një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit të cilët këndojnë Live hitet e tyre më të dashura si edhe tregojnë për herë të parë çdo gjë të jetës profesionale dhe asaj personale. Ledion Liço rikthehet me skuadrën e tij të Top Awards 2016 dhe na garantojnë që do të jetë një sukses.

Teksa ende nuk është zbuluar se cilët do të jenë të gjithë artistët që do të performojnë në “A Live Night”, kemi zyrtarisht emrin e parë. Ishte pikërisht Yll Limani ai i cili sapo ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video teksa është në prova dhe po performon hitin e tij më të ri të titulluar “9”. Epo, tashmë një prej surprizave u zbulua. Tani ne na duhet të presim edhe fare pak për të mësuar më shumë.

https://www.instagram.com/p/CcSsyUBqM62/

Rikujtojmë se, së fundmi janë publikuar disa nga fotot paraprake nga grupi i punës teksa janë duke realizuar “A Live Night”. Edhe pse është ende herët për të zbuluar artistët që do të marrin pjesë, apo se kush do ta çelë siparin e këtij show spektakolar, nga ajo që shohim, ekipi duket se është duke punuar fort për të sjellë vetëm më të mirën e më të mirave te publiku. E, fundja ashtu si çdo prodhim tjetër e dimë me sigurinë më të madhe se dhe “A Live Night” do të jetë një sukses i padiskutueshëm.