“Si shiu” ishte projekti muzikor i Yll Limanit, i cili e solli artistin tepër romantik. Por duket se këngëtari nuk ka hequr dorë nga baladat pasi vetëm pak ditë më parë ai ka publikuar punën e tij më të re, e cila i përket po këtij zhanri muzikor.

“Ke pi sonte shumë” titullohet prurja më e re e Limanit, e cila e ka prezantuar Yllin me një stil paksa të çuditshëm. Ndryshe nga projektet e mëparshme muzikore, artisti ka preferuar të mos paraqitet në klipin e kësaj kënge.

Ndërkohë që teksti dhe muzika mban vulën e vetë artistit, “Ke pi sonte shumë” i dedikohet një dashurie të përfunduar dhe për të harruar dhimbjen, vajza vendos të argëtohet së bashku me mikeshat e saj, duke konsumuar alkool.

Klipi, për të cilin është kujdesur “Imagine Films”, tregon 3 vajza të cilat vërtet “kanë pirë sonte shumë”.

Që në javën e parë të publikimit, ky projekt muzikor është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 45-të.