Yll Limani është padyshim një ndër artistët më të talentuar e më të dashur të tregut muzikor shqiptar. Këngët e tij arrijnë të kthehen menjëherë në hite dhe të rezultojnë ndër më të preferuarat e publikut dhe më të votuarat në klasifikimin e ”The Top List”.

Duket se Ylli ka gati perlën e tij të radhës. Së fundmi artisti ka ndarë me ne një video ku duket se na ka zbuluar një pjesë nga videoklipi i projektit të tij më të ri muzikor.

Ai shfaqet duke ecur në natyrë dhe krahas ka shkruar “Malet…” duke na ngritur dyshimet se mund të na ketë treguar edhe titullin e këngës së tij. Epo për të zbuluar më shumë do të na duhet të presim dhe pak…