Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Së fundmi, ai ka sjellë një ‘mini-album’ ose ndryshe një ‘EP’ me disa këngë të reja.

Para pak ditëve, këngëtari publikoi “Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare”. Të pesta këto këngë janë votuar nga publiku për të qenë pjesë e klasifimimit të “The Top List”.

Padyshim që, sa herë Ylli publikon projekte të reja muzikore, rrjeti çmendet. Sipas votave të publikut, ka qenë “Qaj” ajo që është renditur më lart në klasifikimin e javës, më saktësisht në vend të 4-të. Menjëherë pas saj vijnë “Çka nëse” në vend të 11-të, “Lshoja Zanin” në të 33-tin, “Vonë” në 42-të dhe “Gënjeshtare” në vend të 54-të.