Talenti i tij u spikat në sezonin e parë të “The Voice of Albania” dhe që nga ajo kohë, Yll Limani vazhdon të shkëlqejë me prurjet tij muzikore.

“Najher” e publikuar në muajin shkurt, rezultoi tepër e pëlqyer nga publiku shqiptar por pas disa muajsh, Yll Limani ka sjellë një tjetër superhit, i titulluar “Pritem se po vi”, për tekstin e së cilës është kujdesur vetë ai, ndërsa është kompozuar nga super-producenti “Cricket” dhe për klipin ka punuar Imagine Films.

Prej fillimi të këtij viti ai ka nxjerrë në treg 3 projekte muzikore, “Najher”, “Ku Je Kon Prom” dhe “Pritem se po vi”, ku ky i fundit ka vetëm një javë që është publikuar.

Ndërkohë që për të tre projektet muzikore është punuar fort, në një intervistë të dhënë për Top Awards, Limani është shprehur se “Pritem se po vi” mbetet e preferuara e tij për shkak se është edhe më e freskët. Ai gjithashtu ka zbuluar të tjera surpriza për “Top Awards”.

Top Awards: -“Pritem se po vi” duket paksa ndryshe nga projekti juaj i suksesshëm “Najher”. Pse vendoset të ndryshonit rrymën?
Yll Limani: -“Pritem se po vi” është më në trend me rrymat e fundit muzikore ndërkombëtare. Arsyeja përse është më ndryshe, është sepse doja t’i ikja pak “Najher”, nuk doja t’i ngjante dhe nuk doja që të krahasoheshin, të paktën sa i përket emocionit që përcjellin.

Top Awards: -Do kemi projekte të reja për këtë vit?
Yll Limani: -Për këtë vit parashikohen më shumë projekte se kurre nga unë, bashkëpunime me emra te njohur si 2po2 dhe Tuna.

Top Awards: -Si ndiheni që renditeni në vendin e 3- të të klasifikimit të Top Awards, edhe pse është java e parë që jeni pjesë e tij?
Yll Limani: -Të jem i renditur i treti, duke marrë parasysh që ka vetëm një javë që jam në klasifikim, do të thotë që kënga ka arritur të depërtojë tek publiku dhe për këtë jam i kënaqur.

Top Awards: -Një mesazh për fansat që të kanë votuar.
Yll Limani: -Falenderoj gjithë ata që më kanë votuar, dhe u jam falenderues që vazhdojnë të më përkrahin.