Yll Limani vjen me këngën e tij më të re “Larg”, një baladë emocionale, e publikuar vetëm pak ditë më parë. Siç është bërë tashmë e zakonshme për artistin, çdo projekt i tij mbart një mesazh të thellë emocional, por këtë herë, Ylli na shfaqet më i ndjeshëm se kurrë më parë.
Kjo këngë përfaqëson një tjetër kapitull në karrierën e tij muzikore, ku përmes fjalëve dhe melodisë tregon emocione të fuqishme dhe mesazhe personale që prekin zemrat e dëgjuesve. “Larg” vjen me elegancë si pasqyrim i stilit të veçantë të Yllit, të njohur për aftësinë gjithmonë autentike për të komunikuar emocione reale.
Yll Limani me “Larg” nuk ka synuar të krijojë një hit veror për të kërcyer në klube. Ai ka zgjedhur që t’i flasë dhimbjes së njerëzve.
Dhe këtë e ka bërë me plot emocion dhe ndjenjë. “Larg” është kënga që nuk do ta dëgjosh një herë, por që do të të ndjekë gjatë, në netët e qeta, në makinë, kur je vetëm dhe kur je përballë dikujt që nuk është më “afër”.