Tjetër rekord nga Yll Limani. Artisti duket se nuk ka ndërmend të zbresë nga vendi i parë i klasifikimit të “The Top List”.

“Me ta ni” vijon që të mos lëkundet nga kreu i listës prej 5 javësh radhazi tashmë. Një sukses më se i merituar, kjo këngë e tij po vazhdon të votohet gjithnjë e më shumë nga publiku.

Ndër vite, Ylli ka qenë shpesh në vend të parë të listës së Top Awards. “Me ta ni” është një tjetër projekt që i shtohet kësaj liste suksesi.

“Me ta ni” i shohet projekteve si “Dritat”, “Krejt ti fala”, “Nuk po kalojka”, “Engjej”, “I kom kall”, “Buzët e kuqe”, “Leje”, “Ndoshta”, “E di”, “Lshoja zanin”, “9”, “Tonat”, “Alkool”, “Ulu”, “Injoro”, “Eja”, “Dje”, “A t’kujtohet dashnia”, “Larg”, “Prite” dhe “Era”. Deri më tani, “Me ta ni” mban rekordin si kënga e tij që ka qëndruar më gjatë në kreun e “The Top List”.