Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot.

Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Pas suksesit të kësaj vere me projektet e tij muzikore dhe koncertet e shumta prej disa ditësh Ylli po shijon pushimet. E duket se ka menduar edhe për sezonin e ri, pasi ditën e sotme ka zbuluar pak nga kënga e tij e re, e cila është një bashkëpunim me artistët e njohur ndërkombëtarë, Sidarta dhe Ramoon. Ylli ka zbuluar gjithashtu se kënga do të publikohet në tetor dhe do të titullohet “Spiti”.