Yll Limani ka rikthyer emocionet e dashurisë së humbur me projektin e tij më të fundit muzikor “A T’Kujtohet Dashnia”. Kjo këngë ka marrë gjithë dashurinë e publikut dhe është një prej hyrjeve më të reja të javës në “The Top List”.
“A T’Kujtohet Dashnia” është një këngë që depërton thellë në ndjenja dhe emocione. Një nga ato projekte që e dimë se do gjeni një copëz nga vetja.
Në këtë këngë, Yll Limani shpreh dhimbjen e një dashurie të humbur dhe pyet partneren e tij të kaluar nëse e kujton ende dashurinë që ndanë. Romantike por dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë, apo jo?
“A T’Kujtohet Dashnia” do të jetë padiskutim hiti i kësaj vere. Yll Limani mbyll Top 20 për këtë javë, me projektin e tij të ri.