Yll Limani është një prej këngëtarëve tanë që ka ditur më së miri si të rrëmbejë zemrat e njerëzve dhe t’i pushtojë me këngët e tij. Padyshim që çdo këngë e Yllit është hit dhe lidh njerëzit kaq shumë emocionalisht.

Prej një kohe të gjatë tashmë, Yll Limani na ka treguar se ka qenë duke punuar për një projekt të ri muzikor. Projekt muzikor ky që u publikua vetëm ditën e djeshme dhe që na tregoi dhe një herë se sa unik që është artisti.

“9” mban titullin projekti më i ri nga këngëtari dhe ka një videoklip shumë të veçantë dhe plot ngjyra, teksa për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Ylli me bashkëpunëtorët e tij. Kënga është ritme e zhanrit R&B.