Yll Limani arrin të rrëmbejë fronin e kësaj jave të “The Top List”. Kënga e tij më e fundit, “A t’kujtohet dashnia”, pozicionohet tanimë në vend të parë.

Kënga që na mori menjëherë zemrat, hyri në klasifikim vetëm një javë më parë dhe është rritur me plot 19 pozicione. E fundja, nuk prisnim dot ndryshe nga Ylli.

“A t’kujtohet dashnia”, flet për një dashuri të shkuar që ende lë gjurmë në zemër. Ajo na çon pas në kohë, duke na kujtuar ndjesitë e para të dashurisë, kujtimet që nuk zbehen dhe pyetjet që mbeten pa përgjigje.

“A t’kujtohet dashnia” është një nga ato këngë torturuese dhe njëkohësisht kaq e bukur sa nuk mund të rrimë dot pa e dëgjuar. Ylli parapriu më së miri verën me këtë krijim të tijin…