Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Këngëtari i njohur, Yll Limani, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të cilin e ka titulluar “U kry”. Me ritmet energjike që përcjell kjo këngë, na përgatit për fillimin e sezonit veror.

Muzika dhe teksti i kësaj kënge është realizuar nga vet artisti, Yll Limani. Vlen të theksohet se protagoniste në videoklip është modelja dhe aktorja 63-vjeçare nga Spanja, Inge Ladd.

Ylli ndërkohë ka paralajmëruar se do të sjell edhe disa projekte të tjera gjatë sezonit të verës, mes tyre edhe një bashkëpunim të radhës me reperin Noizy. Por ndërkohë që presim dhe hitet e tjera të radhës së tij, le të shijojmë “U kry” që për këtë javë renditet në vend të tretë të “The Top List”.