Këtë javë, me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen?
Yll Limani e kryeson këtë listë me plot 16 këngë, një rekord ky. Ai e kryeson “The Top List” për këtë javë me “Me ta ni”, e më pas kjo këngë pasohet nga “Po nisna sonte”, “Taxi”, “Kthem”, “Mjegulla”, “Ajr”, “Era”, “O sa mirë pa ty”, “Kisha dashtë me t’fal”, “Prite”, “Rruga”, “Larg”, “Po të pres tek shadervani”, “Netët e vona”, “No. 1”, “F- Stupid”.
Pas Yll Limanit, Egli Tako pozicionohet në listë me 5 projekte, solo dhe bashkëpunime. Po flasim për “Nëse t’kujtohem”, “Jetë”, “Baby”, “O sa mirë”, “Ku je nis & Shuj Shuj”.
Lista e artistëve me më shumë këngë në klasifikim mbyllet nga Dj Iljano dhe Noizy, të dy me nga katër projekte në “The Top List”.
Noizy renditet në listë me “Netët e vona”, “Nero”, “Atë ditë” dhe “Shoqe”. Dj Iljano nga ana tjetër ka në listë projektet “Ylli Polar”, “Digi Digi”, “Luaj”, “Erdhi Pranvera”.
A do mund ta ruajnë ata këtë status si artistët me më shumë këngë në klasifikim edhe në javët e ardhshme?