Yll Limani është ndër ata artistë që me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion. Pak ditë më parë, artisti ndau me ne një projekt shumë të ndjerë me një tekst që i dedikohet zemrave të thyera.

“Malet” quhet surpriza më e fundit e Yllit për ndjekësit e tij që duket se është pritur mjaft mirë nga këta të fundit. Ky projekt është votuar nga fansat dhe ka arritur që të bëhet pjesë e klasifikimit të “The Top List” të kësaj jave.

Çdo këngë e Yllit arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Dhe nuk prisnim më pak nga “Malet”.

Një himn dashurie të shkuar, të cilin Ylli e ka sjellë me plot ritëm. Ashtu si të gjitha projektet e tij, edhe kjo këngë është pritur me shumë entuziazëm.

“Malet” premton të jetë një hit i vërtetë dhe një projekt që shumëkush mund të gjejë veten. Ylli renditet për këtë javë në vend të dytë të klasifikimit, shumë pranë kreut.