Artistja e njohur Xhensila Myrtezaj është duke përgatitur një projekt të ri muzikor. Kjo vjen pas thashethemeve të shumta në rrjet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.

Xhensila, si duket nuk ka të ndalur dhe nuk po lejon që jeta e saj personale të përfshihet në karrierën e saj muzikore. Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një sekuencë të këngës të cilën pritet ta publikojë së shpejti.

Nga aspekti i krijimtarisë muzikore, kënga duket se mund të prekë thellë të gjithë fansat e saj, duke dëgjuar vetëm për disa sekonda. Në postim, këngëtarja shkruan:

Po tregoj vetëm një grimcë të gjendjes që do të përjetoni nga kjo këngë… Mezi pres ta dëgjoni.

Ajo është padyshim një ndër artistet më të njohura shqiptare, e cila përgjatë viteve ka mbledhur një sërë adhuruesish. Së fundmi, ka pasur zëra të shumtë kanë aluduar mbi marrëdhënien e saj me Bes Kallakun, për të cilët thuhet se i kanë dhënë fund martesës.