Xhensila Myrtezaj është padyshim një nga këngëtaret më të preferuara të publikut. Ajo numëron një sërë hitesh, si balada ashtu dhe këngë ritmike.

Vera që lamë pas ishte shumë produktive dhe e suksesshme për Xhensilën, duke sjellë disa projekte mjaft të pëlqyera nga audienca. Por ajo ka rezervuar surpriza të reja për ne.

Vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory Xhensila na ka treguar se po përgatit një surprizë të re për adhuruesit e muzikës së saj. Bukuroshja ka postuar pamje nga një studio muzikore, duke na treguar kështu se po punon për një projekt të ri muzikor. Nuk e dimë ende nëse këtë herë Xhensila do të vijë me një bashkëpunim apo jo.