Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Postimet nga përditshmëria e saj nuk janë të shpeshta, megjithatë ato familjare marrin gjithmonë vëmendje pasi bukuroshja ‘na i kursen’. Pak orë më parë, teksa shfaqet në breg të detit me vogëlushen e saj, Ajkën na ka ëmbëlsuar ditën duke na treguar dhe marrëdhënien e shkëlqyer që kanë së bashku. Ajka e vogël shfaqet duke ‘gjuajtur’ me guralecë këngëtaren dhe pasi Xhensila i flet, ajo shkon dhe e përqafon menjëherë.