Skena muzikore shqiptare sapo pësoi një tjetër sukses. Këtë herë bëhet fjalë për një bashkëpunim që vjen nga dy emra që nuk zhgënjejnë kurrë, Xhensila dhe MC Kresha.

Bashkëpunimi i tyre më i ri, “Emrin Tim”, është një ndërthurje perfekte mes kësaj dyshje. Vokali i ndjerë dhe melodik i Xhensilës kombinohet kaq bukur me stilin e drejtpërdrejtë, plot karakter të MC Kreshës.

Që në dëgjimin e parë, “Emrin Tim” të kap me energjinë dhe refrenin ngjitës. Xhensila vjen me një interpretim plot emocion, duke i dhënë këngës dimensionin e saj melodik dhe shpirtëror.

Nga ana tjetër, MC Kresha sjell vargje të mprehta, me flow karakteristik dhe një prezencë që i jep këngës peshë dhe autenticitet. “Emrin Tim” është një hit i padiskutueshëm që do të qëndrojë gjatë.