Artistët e rinj e të talentuar XEX dhe Robb Daddy kanë qenë së fundmi në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio për të na folur më shumë rreth projektit të tyre të ri muzikor të titulluar “Sonte Funky”, që i bashkohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”.
Si lindi kjo këngë për ta?
U mblodhëm 3 shokë, vendosëm secili nga një ide dhe pamë se cila ide u përkrah më shumë. Që në momentin që u lëshua Funky filloi Robby me vijën melodike aty për aty dhe aty për aty u përzim të gjithë dhe krijuam një punë në grup. Nuk pres diçka wow nga kjo këngë, le të dëgjohet, të këndohet. Presim normalisht reagime pozitive. Pasi kemi lançuar këngën na kanë ofruar disa bashkëpunime. Kemi rrezikuar me këtë këngë por e kemi bërë me shumë dashuri. Na ka pëlqyer jashtëzakonisht. Vetëm dy këngë të mia i dëgjojë në makinë dhe një ndër to është ‘Sonte Funky’, e dashuroj këngën. Është vetëm muzikë dhe në Shqipëri ka shumë talente që mund të bëjnë muzikë funk, pop-funk. Pak më shumë guxim për të provuar gjëra. Ne e provuam, nuk ka nisur e planifikuar, nisi spontanisht dhe më pas u punua profesionalisht. Ne kemi stile të ndryshme, në përditshmëri vishemi ndryshe ndërsa në Funky është dashur të sjellim diçka të përbashkët. Populli e paragjykon artin dhe artisti kufizohet të sjellë muzikën shabllon që njerëzit janë mësuar të dëgjojnë. Ne nuk kemi dëgjuar askënd por vetëm veten tonë dhe kemi marrë reagime super pozitive.
Si ka qenë përzgjedhja e kostumografisë në klipin e “Sonte Funky”?
Ideja ka qenë e përbashkët. Look-u ka qenë ideja jonë për tu dukur ‘Old School’.
Kë nga personazhet femra të showbiz-it do të donin modele kryesore në videoklip XEX dhe Robb Daddy?
Do të kishim dashur këngëtare në klip jo modele. Të gjitha do i donim, do ishte diçka ‘amazing’.
Rob Daddy specifikon:
Mua më pëlqejnë femrat e mbushura, oversize. Nuk më pëlqejnë femrat e dobëta nëpër klipe. I ke parë videoklipet e Cardi B që ka femra të mbushura? Fantastike.
Cilat janë planet për të ardhmen për këngëtarët?
Kemi projekte bashkë por edhe veç e veç. Dimri ka këngë të tjera, vera ka të tjera. Jemi në një kohë të ftohtë emocionalisht dhe shumë njerëz kanë humbur shumë dhe le ta shfryezojmë jetën sa jemi gjallë. Le të kërcejmë më shumë. 2022 ka për të qenë super intensiv. Muzika nuk e ka diapazonin e mbyllur, e ka infinit.
“Sonte Funky” i ka renditur artistët në vend të 11-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.