Urban Band, grupi rock i njohur shqiptar, vijnë si pjesë e listës këtë javë me këngën e tyre që mban titullin “Në çdo hap”. Ky është dhe videoklipi i tyre i parë.

Urban Band është grupi rock që u bë i njohur nga performancat e mrekullueshme live. Ata tashmë kanë rreth 7 vite që performojnë së bashku që nga krijimi i tyre.

Megjithatë, gjatë këtyre viteve sigurisht që ka patur dhe ndryshime. Të tilla janë dhe lëvizjet që kanë ndodhur në bandë me largimin e një vokalisti dhe ardhjen e një të riu.

Endrik Beba është solisti i ri i Urban Band që i është bashkuar prej pak kohësh grupit. E tashmë me ”Në çdo hap” dhe projektet e tjera që do të vijnë së shpejti, Urban Band paralajmërojnë një epokë të re. Kështu që bëhuni gati!