U bë java e 10-të që “Une dhe Ti” është pjesë e “The Top List” dhe ende vazhdon të jetë një nga këngët më të preferuara të publikut shqiptar. Kjo është java e 4-të  që  Alban Skënderaj  kryeson renditjen e 20 hiteve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Një ndryshim të madh në këtë klasifikim ka pësuar Era Istrefi, e cila për këtë javë është renditur në vendin e dytë, duke u ngjitur me 6 pozicione.

Prodhimet muzikore në vend duket se kanë kulmin e tyre pasi vetëm për këtë javë, pjesë e “Top Awards” janë bërë 5 këngë të reja si Tuna – Dy Tima, Butrint Imeri – Kanga Jote, Noizy ft Varrosi – Shut the place Down, Gold AG. FT D.U.D.A dhe Asgje Sikur Dielli – Disident.

Ndërkohë i janë larguar “The Top List”, dy prej këngëve që për shumë javë kanë qënë pjesë e kasaj liste duke u pozicionuar në vendet më favorite të këtij klasifikimi: Mozzik – Dhezu dhe NRG Band- Ajo m’kalli . Gjithashtu nuk janë pjesë “Top Awards”: Andos- Degjo zemren që të don, Troja- A e man n’men dhe Cozman- Si dje.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 20-të të “The Top List”, Top Awards:

 

  1. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
  2. Era Istrefi – Bonbon
  3. Capital T – Hitman
  4. Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
  5. Noizy – Grande
  6. Tuna – Dy tima
  7. Ledri Vula – SRMN
  8. Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
  9. Butrint Imeri – Kanga Jote
  10. Alban Ramosaj – A me do
  11. Kida ft. ErmalFejzullahu – Mi Amore
  12. Dhurata Dora – Numrin e ri
  13. Gold AG ft. D.U.D.A – Hajde
  14. McKresha ft. Gjurmet – Era
  15. Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
  16. 2TON – Ta fali jeten
  17. Vedat Ademi – S’kom me ta fal
  18. 2po2 ft. Flori – Gone Girl
  19. Edona Vatoci – Hala
  20. Asgje Sikur Dielli – Disident