Grupi Shkodra Elektronike ishte i ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Priftin në Top Albania Radio, në një lidhje telefonike ku ndanë me dëgjuesit momente kyçe nga rrugëtimi i tyre artistik. Duke nisur nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision, ata folën për eksperiencën e veçantë në skenën ndërkombëtare dhe emocionet që kjo ngjarje solli për ta si artistë.

Si e kanë pritur ata këtë ndryshim të papritur që ndodhi në karrierën dhe jetën e tyre?

Bea: Jeta nuk ka ndryshuar shumë. Kemi mbetur njësoj. Vetëm se na ka dalë ndonjë punë më tepër. Puna ka ndryshuar.

Kola: Kemi punuar më shumë dhe kemi pasur mundësinë. Kjo është gjëja më e bukur që na ka ndodhur, që t’i dedikohemi vetëm grupit Shkodra Elektronike. Mos të kemi nevojë të merremi me projekte të tjera.

Ka pasur ndikim fama në jetën e tyre të përditshme?

Ne famën nuk e ndjejmë shumë. Kur vijmë këtu në Shqipëri e ndjejmë pak më shumë afërsinë e njerëzve. Domethënë kur kemi qenë ato 6 muaj ose në Itali, ose në Europë duke bërë ‘pre-party’, ose në Basel e kemi parë, por prapë nuk është e njëjta gjë. Kur je larg, nuk e ndjen shumë. Kur vijmë këtu është një rrokje e madhe prej njerëzve. Ne ecim në rrugë dhe njerëzit na afrohen.

Shumica e këngëve të tyre mbajnë një trishtim të thellë brenda tyre, ndërkohë që rryma që përdorin është elektronike. Si vjen ky gërshetim?

Nuk është strategji se ne strategji nuk dijmë të bëjmë njëherë. Trishtimi është seksi. Përveç “Zjerm” në pjesën kur këndon Kola e ka shkruar Lek Gjeloshi, një artist bashkëkohor shkodran, por unë i shkruaj tekstet. Unë merrem me fjalët që këndoj dhe me notat që këndoj në përgjithësi.