Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhvilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total. Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut.

Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare. Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve.

Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.

Në ‘top 5’ e vendeve më të votuara nga publiku ishin, Izraeli me 297 pikë, Estonia me 258 pikë, Suedia me 195 pikë, Austria me 178 pikë dhe Shqipëria me 173 pikë.

Pikët në total 218

Votimi nga publiku 173

Votimi për Shqipërinë nga juria- 45 pikë

  • Suedia – 3 pikë
  • Azerbajxhani – 0 pikë
  • Malta – 0 pikë
  • Hollanda – 1 pikë
  • Sllovenia – 0 pikë
  • Armenia – 0 pikë
  • Luksemburgu – 0 pikë
  • San Maria – 0 pikë
  • Ukrainë – 0 pikë
  • Norvegjia – 0 pikë
  • Austria – 0 pikë
  • Franca – 12 pikë
  • Italia – 3 pikë
  • Portugalia – 4 pikë
  • Danimarka – 0 pikë
  • Kroacia – pikë
  • Letonia – 0 pikë
  • Irlanda – 0 pikë
  • Polonia – 5 pikë
  • Mali i Zi – 10 pikë
  • Greqia – 2 pikë
  • Serbia – 0 pikë
  • Çekia – 0 pikë
  • Mbretëria e Bashkuar – 0 pikë
  • Spanja – 1 pikë
  • Finlanda – 0 pikë
  • Australia – 0 pikë
  • Gjermania – 0 pikë
  • Belgjika – 0 pikë
  • Izrael – 0 pikë
  • Lituania – 0 pikë
  • Islandë – 0 pikë
  • Gjeorgjia – 0 pikë
  • Qipro – 4 pikë
  • Estonia – 0 pikë
  • Zvicra – 0 pikë