Kjo javë e re solli me vete dhe tre artistë të rinj që iu bashkuan Top Awards. Ja kush janë ata…
Emri i vërtetë i Nichit është Bleon Krasniqi dhe ka lindur në 7 maj 2003. Pasioni i tij pë muzikën nisi që në moshën 17-vjeçare, ku filloi të shkruante disa tekste muzikore. Nichi filloi të merrej profesionalisht me muzikë në vitin 2022, kur publikoi këngën “Identitet”. Më pas vijoi me “Dallimi”, “Bespreme”, “Jom nxeh”, “Autoritet”, e shumë projekte të tjera. Një nga anët e forta të Nichit, është padyshim zëri i tij mjaft i veçantë dhe karakteristik. Nichi nuk është thjesht një tjetër emër në listën e artistëve të rinj urbanë shqiptarë. Ai po dallon me stilin e tij të veçantë dhe ndryshe nga e zakonshmja.
Chriss Lekaj, i njohur si Zzapnchriss, është një prej producentëve më me influencë në skenën shqiptare, me mbi 15 vite punë në prapaskenë si arkitekt i zërit urban shqiptar. I pozicionuar mes Hip-Hop, R&B, AfroBeat dhe AfroHouse, ai njihet për stilin e tij të veçantë – një miks të pazakonshëm arazhmanesh dhe energjie sonore që ndjehet menjëherë në çdo projekt. Për vite me radhë ka qenë forca krijuese prapa shumë prej hiteve kryesore të industrisë, duke bashkëpunuar me një listë të gjerë artistësh si Tingulli 3nt, Kida, Mozzik, Babastars, Tuna e shumë të tjerë. Sot, pasi ka kontribuar në formësimin e tingullit të tregut modern shqiptar, Zzapnchriss ka nisur rrugëtimin e tij si artist solo, duke sjellë projekte origjinale nën emrin e tij dhe duke e çuar identitetin e tij muzikor në një fazë të re – më personale, ndërkombëtare dhe të pandalshme.
DUST është një nga emrat në ngjitje të skenës Afro House dhe Melodic House. Muzikën e tij e karakterizon një kombinim hipnotik i ritmeve afrikane me tinguj elektronikë. Më parë i njohur si DJ Dust, tani ai vazhdon karrierën me identitetin e ri dhe më të fortë si DUST. Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Kida, Enca dhe Butrint Imeri. Së fundmi ka qenë DJ zyrtar në turneun e Tayna-s, duke performuar në skena të ndryshme nëpër Europë.