Alban Skënderaj ka surprizuar sërish fansat këtë javë, duke bërë publik një tjetër projekt muzikor, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen kryesore. Artisti ka pak ditë që ka publikuar “Cdo ditë një Shën Valentin por ai nuk është mjaftuar me kaq dhe menjëherë ka plasur bombën e radhës.
“Ki meshire” titullohet kjo prurje e re e kantautorit, i cili kësaj radhe i ka kënduar tradhëtisë, sekreteve të ruajtura thellë në shpirt. “Dil nga mendimet e mia”, i drejtohet djali, i cili ka gabuar, ku pas disa gotash përfundoi duke tradhëtuar.
Ndërkohë që një javë më parë i këndoi dashurisë, këtë javë Albani i ka kënduar tradhëtisë. “Ki meshire” është renditur menjëherë në vendin e parë, duke lënë kështu të nënkuptohet se tradhëtarët duhen më shumë se ata që dashurohen. Kujtojmë që “Cdo ditë një Shën Valentin” debutoi në vendin e tretë ndërsa “Ki meshire” në vendin e parë.
Në vendin e dytë poziconohet bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahu, “Per nje dashuri” ndërsa në vendin e tretë renditet Eugent Bushpepa me “Saty with Me Tonight”, duke humbur dy pozicione nga java e kaluar.
5 projektet të reja i janë shtuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards” këtë jave, ku dy prej tyre janë renditur në “Top 5”.
Duket se me ardhjen e pranverës, pasi sot shënohet zyrtarisht hyrja e kësaj stine, artistët kanë filluar të jetë sa më pranë publikut të tyre me prurje të reja muzikore.