Në Top Fest-in e Fundit, Top Channel lajmëroi se vitin e ardhshëm një epokë e re do të nisë në botën e muzikës moderne shqiptare. Të gjithë përballë të gjithëve. Pas një viti përgatitjeje, bëhuni gati për mbrëmjen që do t’ju gozhdojë përpara ekranit dhe do të ngelet në kujtesën e të gjithëve për muajt që do të vijnë.

Pallati i Kongreseve, ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë, do të kthehet në arenën më të madhe të muzikës shqiptare. Si asnjëherë tjetër, të gjithë do të jenë aty. Të gjithë emrat, artistët, producentët, në skenën më të rëndësishme.

Top Awards ngre siparin më 24 Qershor 2016. Më në fund, më të mirët e muzikës shqiptare do të përballen me krijimet e tyre më të suksesshme gjatë sezonit 2015-2016.

Në këtë event do të ketë të ftuar ndërkombëtarë më në zë të momentit dhe përformanca që për herë të parë vijnë në Shqipëri.

Përditësimin me më të rejat e kësaj mbrëmjeje i gjeni vetëm duke ndjekur rrjetin muzikor të Top Media: Top Channel, Top Albania Radio, My Music dhe My Music Radio. Klasifikimi vetëm tek https://topawards.top-channel.tv si edhe në rrjetet sociale në Facebook: Top Awards dhe në Instagram: topawards. Për informacione të mëtejshme dërgoni një e-mail në [email protected].