“Tony Montana po vjen”, jo personazhi i filmit të njohur me Al Pacino, po është pikërisht reperi Mozzik ai që do ta sjellë këtë presonazh të famshëm përmes një projekti të ri muzikor.

Nëse do kërkoni profilin e Mozzik në Instagram, do shihni se ai është pushtuar nga fotot e Tony Montana, duke zgjedhur kështu një mënyrë mjaft interesante për të paralajmëruar hitin e radhës.
Pas suksesit që korri me “Dhezu”, një këngë që prej 10 javësh vazhdon të jetë në listën zyrtare të “The Top Lis”, ku për javën e fundit renditej në vendin e 7-të, Mozzik ka vendosur që kësaj radhe të vijë me një bashkëpunim me vëllain e tij, Getinjo.

Ende nuk ka nje datë të konfirmuar për publikimin, por një gjë është e sigurtë: Mozzik ka bërë gjetjen e duhur për të joshur fansat e tij.