Tiri Gjocin që të gjithë prej nesh e mbajmë mend në kompeticionin e talenteve “The Voice of Albania”. Tiri u shpall fituesi i edicionit të pestë të “The Voice” dhe që atëherë ai ka vazhduar ëndrrën e tij për muzikën.

Padyshim që Tiri konsiderohet si një ndër zërat më të mirë të tregut shqiptar. Së fundmi artisti ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Lamtumirë” që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë.

Kjo këngë e tij vjen pas një periudhe relativisht të gjatë mungese në Top Awards. Kanë kaluar gati tre vite që nga projekti i tij i fundit “Zemër”.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku por ka pasur nga ata që kanë aluduar se është një dedikim i Donaldit për Trixën. Tiri ka punuar me aktorin, me të cilin ka një miqësi të mirë. Për këtë arsye është komentuar se ka dashur t’i përcjellë një mesazh këngëtares përmes kësaj kënge.

Megjithatë artisti i ka mohuar këto thashetheme. Gjoci ka thënë se kënga është krijuar tre vite më parë por kishte vendosur që ta publikonte së fundmi. Madje kënga është një dedikim për ish partneren e tij dhe nuk ka të bëjë aspak me Donaldin dhe Beatrixën.

“Lamtumirë” e ka renditur Tirin në vend të 28-të të klasifikimit të “The Top List”.