Gati tre muaj pas suksesit të “Lamtumirë”, Tiri Gjoci sjell projektin e tij të ri. “A ma thu” mban titullin kënga e tij e fundit, e cila vjen me tekst dhe regji të Neda Ballukut.

Kjo këngë dallon pak nga “Lamtumirë” dhe artisti ka dashur që të vijë pak më i ndjerë dhe pse agresiv në dukje. Gjithashtu dhe klipi ka arritur të marrë të gjithë vëmendjen e publikut.

Cili nga këto dy projekte do të rezultojë më i preferuar tek publiku? “A ma thu” renditet këtë javë në vend të 11-të të listës, shumë pranë Top 10.