Tiri ka vetëm pak javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Zemer”. Me projektin e tij më të ri, Tiri ka ardhur mjaft ritmik, duke iu përshtatur më së miri stinës së verës. Publikimi i projketit më të ri muzikor përkoi me një periudhë të ngarkuar për Tirin. Këngëtari ka qënë një nga back-vocal i këngës së Jonida Maliqit në “Eurovision”, “Ktheju Tokes”.
I ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel, Tiri është pyetur rreth eksperiencës së tij në festivalin europian, për të cilin është shprehur se pritshmëritë e tij ishin më të larta se kaq por sipas tij, çdo gjë është politikë.
Lidhur me këtë projekt muzikor, Tiri është shprehur se e ka shumë përzemër, duke thënë: “Ka elemente të muzikës shqiptare, ka polifoni, ku çdo gjë është bio dhe i është bashkangjitur një tekst shumë i bukur. Realisht unë kam pritur shumë më shumë sesa kemi marrë megjithatë mendoj se kemi dalë mirë”.
Tiri ka shpjeguar se momenti më i bukur në të gjithë këtë ekperiencë ishte kur u ngjit në skenën gjigante, një emocion i paprovuar nga ai më parë.
Por me çfarë po merret Tiri momentalisht?
I ftuar tek “Zone e Lire”, kantautori ka shpjeguar se momentalisht ka zgjedhur të mos performojë nëpër klubet e natës, në mënyrë që t’i përkushtohet se më shumë të shkruarit muzikë. Nga ana tjetër, Tiri ka treguar se vazhdon studimet për “Muzikologji” por parvarësisht se ai në të ardhmen nuk e sheh veten muzikolog, ai ka treguar se kjo degë e ndihmon shumë në karrierën e tij muzikore.