Kanë kaluar 10 javë që kur bashkëpunimi i Mc Kresha, Lyrical Son dhe Keepman, “Thirri Krejt Shoqet”, është bërë pjesë e “The Top List”.

Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, kjo këngë ka pësuar ulje dhe ngritje të njëpasnjëshme, kjo javë ka sjelle sukses për treshen. Ky projekt muzikor shihet që nga java në javë, ngjitet me më shumë pozicione, ku javën e kaluar u ngjit me 21 pozicione ndërsa për këtë javë u ngjit me 6 të tillë, duke u pozicionuar në vendin e 18-të.

Mc Kresha dhe Lyrical Son janë gjithashtu pjesë e renditjes së Top Listës edhe me dy këngë të tjera, “Hip Hop” dhe “Spo ma nin” të renditura përkatësisht në vendin e 28-të dhe 49-të.

Kujtojmë që MC Kresha dhe Lyrical Son kanë qënë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards”, ku performuan disa prej hiteve të tyre muzikore. Në ketë event, Mc Kresha u vlerësua gjithashtu edhe me çmimin “AVANTGARDE ARTIST”.