Jemi mësuar tashmë se cdo projekt e Taynas, jo vetëm futet menjëherë në klasifikimin e “Top Awards” por ato bëjnë një debutim mjaft të mirë, duke u pozicionuar në vendet më të mira të listës. Mirëpo kënga e fundit e këngëtares, “Sorry”, nuk ka patur të njëjtin fat pasi ajo është cilësuar si kënga debutuese më e dobët për artisten, duke u renditur në vendin e 100-të.
Po cilat mund të jenë shkaqet e një debutimi të dobët të “Sorry”?
Një ndër arsyet mund të konsiderohet stili në të cilin artistja ka zgjedhur të vijë pasi në këtë projekt muzikor ajo repon shumë pak dhe këndon paksa jashtë stilit të saj muzikor, ku një pjesë e madhe e komentuesve e krahasojnë me stilin e Era Istrefit.
Një tjetër arsye që mund të konsiderohet se kënga nuk ka debutuar mirë është fakti që artistja ka zgjedhur të vijë vetëm në versionin audio, pra pa e shoqëruar me një videoklip. Tayna ende nuk ka bërë të ditur nëse do e shoqërojë këtë këngë me një video muzikore.
“Sorry”, sikurse edhe kënga më e fundit “Sicko”, trajton një tematik dashurie. Teksti dhe melodia është punuar nga vetë artistja ndërsa është prodhuar nga “Cricket Music”.