Dafina Zeqiri është më e dashuruar se kurrë, teksa romanca e saj me Kreshnik Gjergjin, ka kaluar në tjetër nivel. Këtu nuk po flasim për daljen në publik, me foto e dedikime romantike, por për planet për martesë.

Në fakt, kjo gjë është aluduar vazhdimisht në media, por tani është vetë artistja që e ka konfirmuar lajmin. Këtë e ka bërë me anë të një story në Instagram ku duket duke bërë gëzuar.

“Gëzuar për nuset e reja të 2024,”-shkruan Dafina.

Po ashtu, nëpërmjet një mesazhi në kanalin e saj zyrtar në Instagram, ku komunikon shpesh ne fansat, Dafina ka shkruar se “është zyrtare, do të martohet në 2024”.

Lajmi sigurisht është pritur mjaft mirë nga fansat, ndërsa kujtojmë se lidhja e këngëtares me biznesmenin e njohur ka nisur këtë verë, pak pas ndarjes së Dafinës me Dj Geek. Ndërsa mediat e rrjetet sociale komentonin ndarjen e saj, ajo nisi romancën me Kreshnikun dhe kanë ecur me hapa të mëdhenj dhe tashmë mezi presim ta shohim artisten të veshur me fustanin e bardhë.