KIDDA

Muaj i shkurtër, por një listë e gjatë me hyrje të reja këtë javë…

Kjo javë na ka kapur në një befasi. Plot 12 hyrje të reja na i janë bashkuar klasifikimit të “The Top List”. Ja se cilat janë ato… Butrint Imeri sjell një histori të mbushur me dyshime dhe pasiguri në “Lej kto rrena”, ku kërkon sinqeritet në një marrëdhënie të luhatur....

Kidda dhe Yll Limani sjellin një ëmbëlsirë për veshët!

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Yll Limani dhe Kidda, kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor. “Inati”, është kënga më e re e dyshes, e cila ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Projekti është pëlqyer menjëherë nga...

Kidda dhe ‘specat’ mbyllin listën për javën e dytë të janarit!

Kemi një parandjenjë se 2025 mund të jetë viti i Hip-Hop dhe rap. Të shumta kanë qenë projektet e tilla që kanë hyrë në klasifikimin e “The Top List” që nga fillimi i këtij viti. Një prej tyre vjen edhe këtë javë. Dhe jo një dosido madje, por një bashkëpunim...

Ndryshon kreu, ja si mbyllet Top 5 i fundit i 2024!

Kemi ardhur tashmë në fund të vitit dhe ky është klasifikimi i fundit i 2024. Ja si po mbyllet kjo javë në Top 5… Kreu i listës për këtë javë shkon për Ledri Vula me “Oj Oj Oj”, me dy vende më lart nga java e kaluar. Në vend të...

Vit i vjetër, Top 5 i ri! 

Edhe pak na ndan nga mbyllja e 2024 dhe nisja e një viti të ri. Dhe kjo javë ka sjellë dhe klasifikimin e fundit për këtë vit. Teksa jemi vetëm disa ditë larg 2025, shumë ka ndryshuar dhe në listën e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare në Top...

Kidda dhe Fifi na bëjnë dhuratën e bukur për fundvit!

Një bashkëpunim i papritur dhe plot surpriza ishte ai nga Kidda dhe Fifi. Dyshja e artistëve kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri. “Prishe” mban titullin kënga e tyre, e cila ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Madje jo...

Kidda rikthehet në Top 5 me këngën e re!

Sa na kishte munguar! Kidda rikthehet pas gati një viti sërish në klasifikimin e “The Top List”. Ai ka publikuar vetëm pak ditë më parë këngën e tij të re që mban titullin “Ça je” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikim. Madje kjo këngë arriti që ta pozicionojë atë...

Xhensila dhe Kidda vijnë me një hit TikTok-u!

Bashkëpunimi i Xhensilës dhe Kiddës sigurisht që do ishte një sukses i padiskutueshëm. Kur dy artistë të përmasave të tilla bëhen bashkë, surprizat nuk mungojnë. “Më do” titullohet bashkëpunimi i tyre që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Ky projekt me votat e publikut ka arritur...

Kidda pjesë e listës me “Habibti”!

Kidda u shndërrua brenda një periudhe të shkurtër kohore në një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale dhe kjo falë projekteti muzikor “Malli”, i cili rezultoi tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar. Artisti u bë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë falë këtij projekti muzikor, i cili...