Fifi ka njoftuar fansat se po vjen me koncertin e saj të parë në karrierë.

Në një video të ndarë në rrjete sociale, ajo tregon se ka menduar që një kohë për këtë dhe se ka punuar fort me ekipin.

Ky koncert vjen më 25 prill në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Fifi thotë se është gati të tregojë historinë e saj, një gjë që mezi po pritet edhe nga fansat.