Kjo javë ka vërtetuar më së miri faktin se fansave iu kishte munguar muzika e publikuar nga Blla Blla Blla…
Fundi i muajit mars shënoi një rikthim në tregun muzikor për grupin e njohur, i cili ekziston prej 29 vitesh. “Kaloi” titullohet ky projekt, i cili këtë javë ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u ngjitur me 27 pozicione.
Ndërkohë që javën e kaluar mbante vendin e 50-të, për këtë javë, falë votave të publikut, “Kaloi” pozicionohet në vendin e 23-të.
Grupi, i cili përbëhet nga 4 pjesëtarë, Idriz Ameti (vokal), Krenar Ismaili (vokal, violinë), Arsim Iljazi (bass), Egzon Leka (bateri), pritet që shumë shpejt të nxjerrë në treg albumin e katërt.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, vokalisti Idriz Ameti, ka treguar se ata kanë punuar për 2 vite rresht për realizimin e këtij albumi, i cili pritet të sjellë një frymë të re muzikore.