“Me fal”, bashkëpunimi i Stresit me Arbëreshën, e publikuar rreth 3 vite më parë, u shndërrua në një nga hitet muzikore në atë kohë.

Por ndërkohë që kanë kaluar tre vjet nga suksesi i kësaj kënge, Stresi duket se e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë projekt muzikor. Reperi ka vetëm dy javë që ka nxjerrë në treg këngën me titull “Me fal 2”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Që në javën e parë të publikimit, ky projekt muzikor është bërë pjesë e “The Top List”, falë sugjerimeve të publikut.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Arkimedi ka folur më shumë në lidhje me këtë projekt muzikor, i cili është një dedikim për të dashurën.

TA: “Me fal 2” është vazhdimi i “Me Fal”? Pse vendosët ta rikthenit përsëri në qendër të vëmendjes këtë projekt muzikor?

Stresi: U frymëzova nga ndjenjat, u bazova profesionalisht dhe doli hit, nuk ishte qëllimi të rikthehesha në qendër të vëmendjes pasi jam çdo moment. Nxorra në treg këngën “Fake Love” me 15 qeshor kur mbusha 30-vjeç atë natë dhe kënga u kthye në hit brenda 24 orëve, kështu që kënga “Me fal 2” ishte një këngë personale.

TA: Mendoni se ky projekt do të arrijë po atë sukses të “Me fal” ?

Stresi: Nuk besoj por të paktën është në të njëjtin nivel muzikor dhe shpirtëtor.

TA: Ndërkohë që pjesa më e madhe e artistëve gjatë sezonit veror zgjedhin këngë ritmike, ti vjen tepër romantik, pse kjo zgjedhje?

Stresi: E thashë më parë, erdha me
këngën “Fake Love” në bashkëpunim me Dj Tim, Flor Bana, një hit veror dhe ritmike para këngës “Me Fal”.

TA: Duket një këngë shumë e ndjerë, mos është ky një dedikim për një person të veçantë?

Stresi: Ja dedikova të dashurës sime, Keisit.

TA: Si lindi ideja e bashkëpunimit me Anxhelon?

Stresi: Anxhelon e njoh dhe më përpara është vërtet një talent dhe ka shumë për të dhënë. Pse jo, e meritonte një sukses të tillë.

TA: Kush është kujdesur për muzikën dhe tekstin? Po klipi ku është xhiruar?

Stresi: Për tekstin jam kujdesur unë, muzikën e ka kompozuar Anxhelo Koçi dhe Xhulio Milloshi, bashkangjitur edhe me idenë time. Për vendin e vendosa unë, me pëlqeu fshati Theth, në Shkodër dhe u fryëmzova në atë vend të mrekullueshëm.

TA: Që në javën e parë të publikimit të këtij projekti muzikor, jeni bërë pjesë e “The Top List”, çdo të thotë kjo për ju?

Stresi: Do të thotë që je Stresi, Stresinjon të gjithë e duan… (buzëqesh).

TA: Një mesazh për fansat që të kanë votuar…

Stresi: I falenderoj përzemërsisht pasi i kam të zjarrtë dhe kjo gjë më bën të mos e lë mënjanë muzikën asnjëherë dhe i dua shumë kudo që janë. Me respekt Stresinjo.