Stresi është padyshim një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë. Kohët e fundit Stresi ka qenë mjaft aktiv në botën e muzikës duke sjellë herë pas here projekte të reja.

E duket se Stresi nuk ka të ndalur pasi pak kohë pas lançimit të këngëve të tij më të fundit që ishin bashkëpunime, artisti publikoi projektin “Savage”. Projekti i tij i fundit është një nga hyrjet e reja të kësaj jave në “The Top List” që publiku e ka votuar.

“Savage” nuk zhgënjeu aspak fansat e reperit dhe ishte fiks ashtu siç ai e kishte parashikuar. Kjo këngë është punuar nga Alandy, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Stresi.

“Savage” e ka pozicionuar artistin në vend të 33-të të klasifikimit të “The Top List”. Stresi rikthehet në listën e Top Awards solo pas bashkëpunimit të tij me reperin Bala me “Shoqnia”.